Pas nje viti ne Gjermani, Klejdi Paloka rikthehet serish ne futbollin shqiptar. Ish- futbollisti i Vllaznise prej disa ditesh i eshte bashkuar ekipit te Burrelit duke u vene kesisoj nen urdherat e trajnerit Bicaj i cili e konsideron nje element te rendesishem per prapavijen e skuadres qe ai drejton dhe per rrjedhoje e ka aktivizuar si titullar ne te gjitha miqesoret e deritanishme.

Nderkohe vete futbollisti 22 vjeçar qe eshte formuar si futbollist tek Akademia Vllaznia, ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” sqaron dhe arsyen pse zgjodhi ekipi matjan per te luajtur me te ne kete sezon. Ja si shprehet ai ne lidhje me kete çeshtje:

“Zgjodha te luaj tek ekipi i Burrelit kete sezon me arsyen e thjeshte per te marre minuta edhe eksperience duke pare qe edhe kampionati eshte i forte”.


– Po si ka qene pritja qe iu eshte bere ne Burrel?

Me kane pritur shume mire te gjithe dhe me kane bere te ndjehem si ne shtepime time. Me aq sa shoh, i gjithe ambjenti ne Burrel eshte dashamires i sportit dhe e perkrah shume skuadren e tyre.


– Çfare synon Paloka me kete skuader gjate ketij sezoni?

E thashe edhe me lart, synimi im eshte i qarte: Te marr minuta dhe eksperience dhe njekohesisht te punoj per ta permiresuar veten sa me shume./www.shkodrasport.com/