Prej gati nje viti e shohim çdo te hene ne ekranin e “Star Plus TV” duke drejtuar emisionin “Star Sport” bashke me kolegun e saj Endri Çinari, ndersa me fillimin e “Euro 2020” eshte gjithnje aty per t’i percjelle teleshikuesve emocionet e ketij eventi te rendesishem futbollistik.
E kemi fjalen per bukuroshen simpatike Marinela Matija. Ajo çdo dite e me shume po tregon se nuk eshte ne TV thjesht per pamjen e jashtme, por nje njohese mjaft e mire e sportit dhe kete e demostron edhe me pyetjet per te ftuarit apo dhe diskutimet rreth tij.
Marinale nderkohe ka pranuar per here te pare ndoshta edhe te jape interviste. E ka bere kete per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka folur me Fabiola Caken, intervisten te cilen mund ta ndiqni me poshte:
– Marinela, ju tashme jeni nje gazetare sporti. Perse nje zgjedhje e tille?
Kam zgjedhur gazetarine sportive pasi qe ne moshe te vogel me ka pelqyer dhe jam marre me sport, ate te basketbollit. Por edhe pse u shkeputa, gjithmone e kam ndjekur sportin me pasion, ndaj e gjeta edhe veten tek ky zhaner.
– Kur te erdhi oferta per te drejtuar emisionin sportiv nga drejtuesit e “Star Plus TV”, hezitove apo pranove menjehere?
Ne fakt, kisha aplikuar vete prane ketij televizioni. Pastaj ata kane bere perzgjedhjet, ku edhe u perzgjodha per te drejtuar kete emicion.
– Keni pasur veshtiresi ne fillim?
Normalisht sepse ishte eksperienca e pare televizive. Ndrojtja para kameres ishte si fillim e veshtire por me kohen eshte kthyer ne nje gje te zakonshme.
– A e keni te veshtire te kontaktoni me sportiste apo njerez te sportit?
Duke pasur parasysh angazhimet e tyre eshte e veshtire.
– Ju “ngacmojne”?
-Zakonisht i kemi te ftuarit serioze (qesh).
– Si i keni marrredheniet me stafin dhe pjesetaret e tjere te “Star Plus TV”?
Shume te mira. Normalisht me disa ke ma afrimitet edhe per shkak se me qellon te jem ma afer per shkak te emisionit.
– Cili sport eshte i preferuari juaj?
Nder dy sportet qe me pelqejne me se shumti jane basketbolli dhe futbolli. Zgjedh kete te fundit pasi te percjell me shume emocione.
– E ndiqni Vllaznine ne stadium?
Patjeter qe po.
– Si gazetare apo si tifoze?
Si tifoze. Por me sherben edhe per punen.
– Meqe po luhet edhe Europiani 2020, me ke jeni tifoze?
-E them me plot gojen qe jam tizofe e çmendur e Gjermanise.
– Arsyeja pse pelqeni kete skuader?
Qysh e vogel e kam ndjek. Ndoshta ma shume prej babit qe eshte tifoz me gjermanet, por edhe nga edhe menyra si flite per disiplinen, lojen, me ka bere edhe mua me qene tifoze e tyre.
– Nje lojtar qe do veçoje?
Nuk mund te veçoj vetem nje, por do permend disa nga skuadra ime e zemres: Neuer, Sane, Kimmich, Humels e shume te tjere.
Intervistoi: Fabiola CAKA