Vllaznia ne futboll per femra vazhdon sukseset ne futbollin shqiptar teksa se fundi ka mundur Partizanin ne dy ballafaqimet gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, duke siguruar ne kete menyre daljen ne finalen e ketij kompeticioni ku do te ndeshet pas disa kohesh me Apolonine e Fierit.

Po ashtu, ajo eshte shpallur “kampione dimri” dhe objektivi i rradhes është vendosja e yllit në fanellen e vajzave kuqebulu pas fitimit nga ana e tyre e titullit te 10-te kampion. Por nje sfide tjeter per klubin është qe te përsëritet sërish historia e sezonit te kaluar, pjesëmarrja në fazen e grupeve te ” UEFA Women’s Champion Leauge”.

Per te mesuar diçka me shume ne lidhje me ecurine e Vllaznise se femrave dhe synimet e saj, “Shkodra Sport” ka intervistuar menaxherin dhe vidioanalistin e ketij ekipi Oliver Matija, intervisten me te cilin mund ta ndiqni me poshte:

– Oliver, jeni ne finale te Kupes se Shqiperise edhe per kete sezon dhe ne finalen e muajit maj do keni perballe Apolonine e Fierit. Çfare prisni nga ky takim?

Duke marre parasysh performancat e ekipit ne ndeshjet e meparshme, sigurisht qe synimi jone eshte fitimi i Kupes se Shqiperise edhe kete sezon, pavaresisht se kush eshte kundershtari jone. Ekipi eshte i pergatitur per kete gje dhe do e arrijme synimin tone.

– Do beni nje “dopiete” duke fituar perpos kupes edhe kampionatin serish edhe kete sezon?

Sigurisht qe po. Duke qene se ky sezon ka qene me i suksesshmi ne historine e klubit tone, me fitoren e kampionatit kete vit, ne do vendosim dhe yllin ne fanelle duke qene se eshte titulli i 10-te rradhazi dhe jemi ne ecurine e duhur per te arritur drejt qellimit tone.


– Do luftoni serish qe te jeni pjese e grupeve te Champions Leauge edhe sezonin e ardhshem?

Pjesemarrja e ekipit tone ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League” ka qene arritja me e madhe per klubin tone, per qytetin tone dhe per gjithe futbollin ne Shqiperi. Nisur nga kjo, sigurisht qe pritshmerite nga ana jone do rriten vit pas viti dhe sigurisht qe do tentojme perseri kualifikimin ne grupe dhe te rishkruajme historine.


– Cili eshte mesimi qe keni marre nga kjo eksperience e vitit te kaluar?

Eksperienca ne nivelet me te larta te futbollit evropian ka bere qe ekipi te konsolidohet me teper dhe vajzat te motivohen edhe me shume dhe synimet tona te jene me te qarta vit pas viti. Perveë kesaj, kemi arritur te shfaqim anet me te mira te vendit tone dhe te marrim vleresime nga UEFA po ashtu dhe nga klubet me te medha ne Evrope.


– Se fundi, nje nga lojtaret kyç te ekipit eshte padyshim Megi Doçi. Ka shume zera rreth nje levizje te mundshme te saj jashte vendit. Cila eshte e verteta?

Nje pyetje mjaft pikante kjo, por ajo qe mund te them eshte se te gjitha lojtaret kane dhene maksimumin e tyre dhe me performancat e tyre kane rritur dhe vleren e tyre ne tregun evropian. Siç thashe dhe me pare, ekipi eshte i konsoliduar dhe duke qene çdo dite ne rritje, ne do tentojme te mbajme te gjitha lojtaret dhe pse jo te afrojme dhe lojtare te tjera ne menyre qe niveli i ekipit dhe futbollit ne Shqiperi te jete sa me shume ne rritje.
Intervistoi: Marinela MATIJA