Dy dite me pare ndoshta çuditi shumekend me ate rikthim serish ne futbollin e luajtur dhe per me teper te Flamurtari, nje skuader qe ne sezonin e ri do te luaje ne kategorine e dyte.

Olsi Gocaj megjithate ka vendosur te vazhdoje te luaje sepse mendon qe ka ende per t’i dhene futbollit. Akoma nuk i ka mbushur 32 vjeç dhe padyshim qe do te vazhdoje te tregoje vlerat e tij si lojtar cilesor edhe ne vijim.

Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ish- futbollisti i Vllaznise ka shpjeguar edhe arsyet qe e binden per t’iu rikthyer serish futbollit te luajtur dhe po ashtu pse zgjodhi Flamurtarin. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:

– Gocaj, pse vendoset te riktheheshit serish te Flamurtari?

Vendosa te rikthehem serish te Flamurtari sepse me bindi projekti qe kishte klubi. Nje projekt serioz qe do riktheje shume shpejt Flamurtarin aty ku duhet te jete.

– A e kishit menduar terheqjen nga futbolli ngaqe kishit nje vit pa luajtur?

Te them te drejten edhe e kisha menduar sepse nje vit mungese ne futboll eshte shume por prapeseprape une kam qene aktiv gjate kesaj kohe duke u stervitur individualisht.

– Do ta kapni serish formen shpejt?

Besoj se po sepse forma ime aktuale eshte pergjithesisht e mire dhe me nje stervitje te mire me ekipin, do jem shume shpejt ne gjendjen e duhur fizike per ta ndihmuar Flamurtarin te arrije objektivin e tij.


– Pse zgjodhet Flamurtarin ne kategori te dyte dhe jo ndonje ekip tjeter te ndonje kategorie me te larte?

Zgjodha Flamurtarin sepse kam qene edhe me perpara aty edhe ia kam kaluar shune mire. Ambjenti eshte i mire, grupi lojtareve po ashtu. Falenderoj presidentin Sinan Idrizi per mundesine e dhene dhe shpresoj t’ia shperblej ne menyren me te mire te mundshme./SHKODRA-SPORT.COM/