Tek Vllaznia U19 sivjet po spikat edhe nje mesfushor. Behet fjale per Paolo Pjeshken, nje lojtar i cili luan ne te gjithe pozicionet e mesfushes dhe spikat me ate çfare tregon ne fushen e lojes, tekniken dhe intuiten e tij, pa lene menjane edhe pergatitjen fizike.

Ky eshte viti i tij i pare prane Akademsia Vllaznia dhe ndjehet mjaft i lumtur qe eshte bere pjese e saj. Paolo eshte vetem 18 vjeç dhe ka shume endrra perpara.

Ato i ka bere te ditura edhe ne nje interviste dhene per “Shkodra Sport” teksa ka biseduar me gazetaren Fabiola Caka rreth synimeve aktuale me Vllaznine U19, kombetaren e kesaj grupmoshe dhe shume gjera te tjera. Per me shume lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:

-Prej një viti tashmë në përbërjen e ekipit të Vllaznisë, si ndiheni?

Të jesh pjesë e ekipit të Vllaznisë është kënaqësi dhe përgjegjësi njëkohësisht sepse është ekipi më historik në vendin tonë. Ndjehem shumë mirë, stafi më ka dhënë besim të plotë dhe uroj me zemer t’ia shpërblej në mënyrën më të mirë.

– Gjithashtu pjesë e Kombëtares Shqiptare U-19. Sa të kënaqur jeni me këtë arritje dhe si ndiheni kur mbani veshur fanellën kuq e zi?

Të mbash veshur atë fanellë besoj është ëndrra dhe puna e shpërblyer e çdo sportisti.Ndihem krenar dhe nuk e krahasoj atë fanellë me asnjë tjetër.

– Vllaznia renditet e para në kampionat por duket një rrugë e gjatë për t’a mbajtur deri në fund këtë rrezultat.A arrini të shikoni drritë në fund të tunelit duke rrëmbyer kampionatin këtë vit?

Jemi një grup shumë i lidhur me njëri-tjetrin dhe kjo mendoj se është ndër pikat më të rëndësishme, fryma e grupit. Si çdo ekip kemi pasur edhe ne uljet dhe ngritjet tona por kemi besim që me punë të arrijmë objektivat tona, normalisht një ndër to të fitojmë kampionatin.


– Cili është momenti kyç që do të veçonit nga karriera juaj deri më tani?

Ka shumë momente kyçe që do i veçoja nga karriera ime deri më tani por për momentin do veçoj ftesën e parë nga Kombëtarja Shqiptare U-19. Shpresoj se heren tjetër do arrij të përmend si moment kyç ftesën e Kombëtares A.

– Kush është ëndrra jote më e madhe apo synimi që ke për të ardhmen?

Ëndërroj që një ditë, pas gjithë punës sime t’ia dal të luaj në nivele të larta të futbollit.Të arrij t’i shpërblej familjes time të gjitha sakrificat e bëra për mua duke i bërë ata krenar.
Intervistoi: Fabiola CAKA