Ka ardhur para gati dy muajsh per here te pare ne Shqiperi dhe Shkoder e tashme eshte ambjentuar mire. Vjen nga Amerika e larget per te luajtur futboll me Vllaznine dhe po e shijon kete gje.

Sulmuesja anesore Tarah Patterson ka qene nder me te mirat ne fushe ne ndeshjen e turit te pare te “UEFA Women’s Champions League” duke kontribuar ne fitoren 1-0 ndaj Spartak Myjava por misioni i vajzave kuqeblu nuk eshte mbyllur ketu. Ato kane fituar te drejten te luajne ne fazen play-off te ketij kompeticioni, pikerisht ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv-2 ne dy ndeshjet qe do te luhen ne Shkoder me 21 dhe 28 shtator.

Vete Tarah ka pranuar te flase ekskluzivisht per gazeten “Shkodra Sport” duke folur fillimisht per ambjentin e tij te Vllaznia, por duke folur edhe per shanset e Vllaznise per kualifikim ne fazen e grupeve te Champions League. Per me shume lexoni intervisten e plote te saj dhene per gazeten tone:


– Tarah, si ka qenë kjo eksperiencë e juaja deri tani me Vllazninë?

Ka qenë e mirë deri tani. Më ka pëlqyer të jem jashtë skuadrës time të mëparshme dhe të më jepet mundësia të konkurroj me lojtarë të talentuar. Prandaj dhe po e shijoj këtë eksperiencë te Vllaznia.


– Tani në raundin e dytë të “Champions League”. A do të mundet Vllaznia të shkojë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni?

Ne jemi stërvitur shumë gjatë muajit të fundit për t’u përgatitur për këto ndeshje. Stërvitja që kemi bërë na ka bërë më të fortë dhe jemi gati për të garuar dhe shpresojmë që të kalojmë në raundin tjetër.


– Pozitiv fakti që të dyja ndeshjet do të luhen në Shkodër?

Po. Ne e kuptojmë se kemi një avantazh të madh dhe shpresojmë ta shfrytëzojmë sa më shumë.

– Keni marrë informacion për kundërshtarin?

Ne kemi informacion të kufizuar rreth tij, por kemi përfituar sa më shumë nga ajo që dimë dhe jemi fokusuar në atë që mund të bëjmë për t’u përgatitur.


– Në ndeshjen ndaj Spartak Myjavës i jeni afruar shumë pranë golit. Dëshironi të shënoni të mërkurën kundër Vorskla?

Po, dua të bëj gjithçka që duhet për të luajtur rolin tim për ekipin dhe për ta ndihmuar të fitojmë.


– Se fundi kane ardhur edhe lojtare te tjera ne ekip. A eshte Vllaznia me e forte me to?

Po, ne jemi më të fortë me ta.

– Sa për qind ka mundësi që Vllaznia të kualifikohet?

Nuk mund të jap një përqindje specifike, por ne do të japim 100% përpjekjet tona më të mira dhe do të shohim se ku do të na çojë kjo./SHKODRA-SPORT.COM/