Nga Marinela MATIJA
Diten e djeshme ka drejtuar te paren ndeshje si trajnere e ekipit Vllaznia U17 dhe ndonese ka qene thjesht nje miqesore ndaj KFV Prishtina, serish ajo ka ndjere emocione. E kemi fjalen per Paula Jakun, e cila vetem prej pak ditesh ka marre drejtimin e ekipit kuqeblu.
Ne nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ajo ka zbuluar shume gjera rreth detyres se saj te re, si e priti nje oferte te tille dhe shume gjera te tjera. Por me shume lexoni intervisten e saj:
Paula, si e pritet propozimin per te qene trajnere e ekipit te vajzave Vllaznia U17?
Ne fakt u bene disa vite qe une punoj me moshat U13 dhe U14, keshtu qe mendoj se kishte ardhur koha per nje sfide te re. Isha shume entuziaste per kete aventure te re dhe besoj se do ta perjetoj mire.
E pranuat menjehere oferten e presidentit Matija apo e menduat me pare?
Them se propozimi per kete detyre te re erdhi ne momentin e duhur dhe pranimi im ishte i menjehershem sepse kuptohet qe nuk mund t’i thuash “jo” nje ekipi si Vllaznia.
Çfare do te thote per ju nga ana personale dhe profesionale kjo eksperience e re?
Normalisht çdo trajnere kalon disa etapa te jetes. Per mua kjo do te jete nje eksperience e veçante dhe me shume pergjegjesi duke qene se Vllaznia ka disa vite qe mbizoteron kampionatin shqiptar si tek te rriturat ashtu edhe tek moshat.
Pergjegjesi me e madhe per ty tashme puna tek Vllaznia?
Absolutisht pergjegjesi ma e madhe. Siç e thashe edhe me siper, Vllaznia ka disa vite qe mbizoteron ne kampionatin shqiptar te vajzave keshtu qe duhet shume pune per ta mbajtur dhe per me teper nga ekipi U17 te rriten futbolliste qe do t’i sherbejne ekipit te pare.
Si ju priti ekipi?
Une dua te falenderoj presidentin Lazer Matija per mundesine qe me dha, por njekohesisht dhe te gjith stafin dhe vajzat per mikepritjen. Jam ndjere shume shpejt si pjese e kesaj familje te madhe kuqeblu.
Ndiheni e vleresuar qe pas lenies se futbollit te luajtur ne fushe, ju po i ngjisni shkallet shume shpejt edhe si trajnere?
Jam munduar ta shijoj pafund futbollin e luajtur por tashma ka ardhe koha qe eksperiencen time dhe njohurit e mia te kalojn tek brezat e rinj. Ndihem mire dhe e vleresuar kur shoh vajza qe jane stervitur nga une qe tashme spikasin ne kampionatin shqiptar.
Perveçse trajnere e ekipit U17, ju do jeni edhe krahu i djathte i trajnerit Leka si zevendestrajnere e ekipt kampion te vendit. Ju shtyn ky fakt te punoni me fort?
Se pari dua ta falenderoj profesor Nikon pasi fale ndihmes se tij me eshte bere puna me e lehte tek ekipi. Normalisht karriera e gjate qe ka ai, do me sherbeje dhe mua per te mesuar me shum prej eksperiences se tij dhe sidomos per te marr receten se si shpallet nje ekip kampion (qesh).
Dje me miqesoren ndaj Prishtines ishte dhe debutimi juaj ne pankine si trajnere me ekipin U17, u njohet me skuadren me mire?
Tashma ka pak dite qe jam duke stervitur skuadren U17 dhe ndeshja miqesore qe beme dje ishte per te kuptuar me mire per ekipin dhe per t’u njohur me lojtaret me shume. Mendoj qe ne ekip kemi lojtare te mira, keshtu qe do punojme fort per te permirsuar disa gjera te vogla ne grup.
Dhe se fundi, cilat jane synimet tuaja me kete ekip?
Nje nder gjerat kryesore eshte te fitojme sa me shume vajza futbolliste per t’i kaluar tek ekipi i pare. Dhe normalisht te mbetemi kampione te Shqiperise sepse nuk ka si te ndodh ndryshe me nje ekip si Vllaznia.(www.shkodrasport.com)