Nga Endri ÇINARI

U transferua në merkaton e kësaj vere në rradhët e Shkëndijës së Tetovës. Ku pas performancave të shkëlqyera me Bylis, tashmë është pjesë e ekipit të njohur kuqezi. Fjala është për Aleksandër Trumçin. I cili i ka bërë një nisje mjaft pozitive sezonit. Ku edhe në ndeshjen e fundit ndaj Shkupit ishte një ndër më të mirët në fushë. Në një intervistë për “Shkodra Sport”, numri 2 tregon për përshtatjen me ekipin e ri, futbollin në Maqedoninë e Veriut dhe objektivat sezonalë.


-Trumçi, morët duartrokitje të shumta në derbin kundër Shkupit për performancën tuaj. Ndihesh krenar?

Jam shumë i gëzuar që tifozët e vlerësuan paraqitjen time. E po ashtu në një atmosferë shumë pozitive siç ishte ajo në stadiumin e Shkupit. Çdo futbollist besoj se luan që ti përjetojë këto emocione në karrierën e tij.

-Duket se jeni përshtatur menjëherë me ekipin e ri ku tashmë je një titullar fiks, çfarë ndikoi në këtë adoptim kaq të shpejtë?

Ambienti i futbollit në Tetovë më ka mirëpritur mjaft mirë. Duke nisur nga trajneri Beqiri, nga i cili jam drejtuar edhe më parë. E po ashtu shokët dhe drejtuesit që ma kanë bërë më të lehtë. Nuk mund të lë pa përmendur edhe tifozët e Shkëndijës, që janë një motivim më vete.


-Ka ndonjë diferencë mes kampionatit shqiptar dhe atij në Maqedoninë e Veriut?

Besoj se në kampionatin shqiptar ka më shumë duele fizike. Është më i fortë fizikisht, por në Maqedoninë e Veriut i kushtohet më shumë vëmendje teknikës. Them se kjo mund të jetë një diferencë mes dy kampionateve.


-Objektivi i Shkëndijës mbetet titulli apo jo?

Patjetër, kjo skuadër hy gjithmonë në kampionat për gjëra të mëdha. Edhe këtë sezon nuk bën ndryshim. Besoj se e kemi nisur mirë pavarësisht se kemi shumë ndeshje përpara.


-Mund të jetë kjo skuadër një vitrinë për ty?

Shkëndija ka treguar se ka ditur të reklamojë futbollistë për ti transferuar në kampionate të huaja. Unë do përpiqem që të luaj në maksimum çdo ndeshje dhe të jem protagonist. Pastaj fatit se çfarë mund të sjellë nuk i dihet asnjëherë.

-Kur do vijë goli i parë i Trumçit me ekipin kuqezi? Pasi ti je një lojtar që pavarësisht në rolin e mbrojtësit të djathtë ke shënuar jo pak herë.

Uroj që sa më shpejt, pse jo që në ndeshjene e rradhës (qesh). Por e rëndësishme në fillim është fitorja e skuadrës, pastaj kush shënon është në plan të dytë./www.shkodrasport.com/