Peshengritesi shkodran Sajmir Lagja eshte renditur i 10-ti ne boterorin e peshengritjes per te rinj, zhvilluar ne Greqi. Ai ka garuar ne peshen 67 kg, teksa pas ketij turneu eshte pozicionuar ne vendin e 10-te ne bote.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Lagja u shpreh se ndihet i lumtur per kete performance ne garen qe zhvilloi, ndersa theksoi se deshira e tij eshte qe ne te ardhmen te dale kampion Europe.

Ne fakt, Lagja konsiderohet si e ardhmja e peshengritjes, teksa nje gje te tille e pat deklaruar kohe me pare edhe mjeshtri i madh i peshengritjes, Asim Belinova. Megjithate, ai eshte pjese e Teutes dhe jo e Vllaznise, pasi sipas tij ne Shkoder nuk gjeti mbeshtetjen e duhur.

“Ishte dicka shume e bukur te marresh pjese ne boteror dhe akoma me mire te dalesh i 10-ti ne bote. Shpresoj te arrij sa me lart me tituj dhe medalje. Deshira eshte te dal kampion Europe, por edhe me lart pse jo.

Kam dy vjet qe jam pjese e klubit te Teutes dhe mbeshtetja financiare ka qene shume e mire. Kemi mbeshtetje te madhe tani nga Federata e Peshengritjes, qe po shpenzon shume per peshengritjen.

Ne fakt, kam pasur shume veshtiresi per stervitje. Shkodra na la ne harrese, por tani i jam me mirenjohes Federates se Peshengritjes per mbeshtetjen e madhe.

Turneu i rradhes per mua eshte kampionati europian ne tetor, qe zhvillohet ne Shqiperi, per moshat U-20. Shpresoj te futem ne 6-shen e pare te Europes.

Kam disa turne ne vijim, por per mua per momentin, me i rendesishem eshte Europiani U-20 dhe deshira eshte te dal sa me mire”,-mbylli prononcimin e tij, peshengritesi shkodran, Sajmir Lagja.
Maringlen ZHIVANI