Besëlidhja e viteve ’90 ka kaluar momente shumë të mira dhe në rradhët e saj ka patur disa lojtarë të talentuar. Njëri prej tyre është edhe Shkëlqim Jushi. Një futbollist i cili luajti vërtetë pak vite me skuadrën lezhjane, por ka lënë përshtypje shumë të mira si një futbollist i talentuar.
Ai ka lindur në Lezhë më 17 shkurt të vitit 1977 dhe në këtë qytet ka mbaruar edhe shkollën 8 vjeçare, atë “Gjergj Kastrioti”, ndërkohë që me futbollin do të angazhohej që në moshën 7 vjeçare. Shkollën e mesme ndërkohë do ta kryente në Tiranë, pikërisht atë të Shkollës së Mjeshtrisë Sportive “Loro Boriçi” në vitet 1991-1995.
Me origjinë nga Bungaj i Mirditës, Jushi sigurisht që falenderon prindërit e tij që e kanë ndihmuar si në shkollë ashtu edhe në sport. Një familje e varfër ashtu si shumë familje shqiptare, por të vendosur për t’ua plotësuar kushtet fëmijëve të tyre dhe kështu ka ndodhur edhe me Shkëlqimin.
E filloi futbollin në moshë të vogël dhe në vitin 1990, kur ishte 13 vjeç, shpallet futbollisti më i mirë për moshau 14 vjeçare dhe ka fituar të drejtën për të ndjekur shkollën e Mjeshtërisë Sportive pa patur të drejtë të jepte provim siç ishte rregulli. Më pas ka luajtur me të rinjtë e Shkëndisë në vitet 1994-94 dhe është shpallur golashënuesi më i mirë i vendit me 22 gola.
U rikthye në Lezhë tek Besëlidhja por nuk luajti gjatë sepse u detyrua të emigronte drejt Italisë, vend ku jeton edhe sot pas 25 vitesh. Ndërkohë Shkëlqim Jushi ka pranuar të flasë me gazetarin Engjell Gjolaj për karrierën e tij, duke u ndalur më së shumti për Besëlidhjen e tij.
– Shkëlqim, përshëndetje!
Përshëndetje!
– Larg futbollit prej vitesh, por besoj se mendjen e keni sërish te Besëlidhja apo jo?
Pavarësisht se larg, kuptohet që mendjen e kam edhe aty sepse kam kaluar momente të mira gjatë jetës time.
– Si erdhët tek Besëlidhja?
Ish-presidenti i Beselidhjes z. Nikolle Lesi me beri nje interviste tek gazeta “KOHA JONE” duke treguar talentin e nje futbollistit nga Lezha. Une kisha kerkesa edhe nga ekipe te tjera si Dinamo e Partizani, por vendosa te zgjedh skuadren e vendlindjes- Beselidhjen. Tre vite kam luajtur me të dhe kam patur trajnerë emra të tillë si Isuf Pelingu, Vasil Bici dhe Taip Piraniqi.
– Me cilin prej tyre jeni ndjerë më mirë tek skuadra lezhjane?
Trajneri qe me ka aktivizuar me shume ne ndeshje ka qene Taip Piraniqi i cili me ka ndihmuar te luaj ne rolin tim ku une kam dhene maksimumin ne çdo ndeshje dhe te rritesha si futbollist.
– Po tek Shkendia, cili trajner te ka ndihmuar me shume?
Do të veçoja Ramadan Shehun, të cilin e kujtoj me shumë mall.
–Karriera juaj kaq e shkurter me kete talent qe kishit. Çfarë ndodhi?
Në vitin 1997 une shkova ne Itali me familje, vend ku jetoj edhe sot, pikerisht ne Francavila. Dhe për këtë arsye, mu desh të shkëputem nga futbolli në Shqipëri.
– Po ne Itali çfare bete me sportin?
Né vitin 1998 kam luajtur me “VIRTUS FRANCAVILA” SEIA C, LEGA PRO. Kam shenuar 28 gola vitin e pare me te dhe 16 vitin e dyte.
– Cila ndeshje të ka mbetur në mend nga aktivizimi në këtë kampionat?
Padyshim ajo me Foggian per kupen e Italise ku une u demtova duke thyer gjurin dhe kjo me beri qe ta nderpres futbollin ne moshen me te mire te jetes time.
– Si është jeta juaj tashmë larg futbollit?
Jeton në Monza, kam dy femije, djale dhe vajze. Djali vazhdon futbollin me ekipin e “SANGUIGLIANO SITI” Monza, eshte i datëlindjes 2009 dhe ka nje talent mjaft te pelqyeshem gjë te cilen e shprehin edhe vezhguesit e sportit ketu ne Itali.
– Çfare deshire zbuloni tek djali juaj?
Ai ka nje enderr si te gjithe futbollistet qe te veshe fanelen e kombetares shqiptare.
– Një mendim për Besëlidhjen e cila ka shumë vite që nuk “shkel” në Superiore?
Më vjen shumë keq që Besëlidhja nuk arrin të luaj për kaq vite në Superiore. Në Lezhë ka patur dhe shumë talenta, aty ndërkohë ka dy Akademi që prodhojnë futbollista. Mendimi im është që drejtuesit e futbollit në Lezhë, Bashkia dhe sponsorët lezhjanë, të vënë dorë dhe ta nxjerrin Besëlidhjen nga kjo situate. T’i gëzojnë tifozët e saj që e duan aq shumë këtë skuadër.
– Cilët kanë qenë futbollistët më të mirë të Besëlidhjes në periudhën kur keni luajtur edhe ju?
Unë do të veçoja disa prej tyre, duke filluar nga Shkëlzen Keqi, Saimir Kola, Lul Gjeloshi, Hasan Hoxha, Agron Reçi, Gëzim Hasku dhe padyshim që do të vlerëson shokun tim, kapitenin Bujar Haxhia.
– Sipas jush, cilët kanë qenë lojtarët më me emër për Lezhën sipas jush?
Padyshim Fehmi Rama dhe Bledar Kola.
Intervistoi: Engjell GJOLAJ
Romë, Tetor 2022