Portieri 18 vjeçar lezhjan Simon Simoni eshte zyrtarizuar sot si futbollisti me i ri i ekipit gjerman Eintraht Frankfurt me te cilin ka firmosur nje kontrate 5 vjeçare. Padyshim qe kjo eshte nje arritje e jashtezakonshme jo vetem e ketij portieri, por edhe e Dinamos dhe e Akademise se Shenkollit ku ai eshte rritur.
Vete Simoni ne nje interviste per “Supersport” eshte shprehur se gjithçka i eshte dukur si enderr kur ka marre vesh se klubi i njohur gjerman ka shprehur interes per te, por tashme kjo enderr eshte bere realitet dhe
“Ne fakt qe ne momentin kur mora vesh se Eintrahti i Frankfurtit kishte shfaqur interes per mua, isha shume i lumtur, shume i gezuar dhe madje deri diku nuk me besohej. Kjo sepse nje muaj perpara une e shihja kete skuader ne Champions Leaugue dhe kuptohet qe kjo eshte per nje 18 vjeçar qe luan ne Shqiperi.
Endrra ime qe i vogel ka qene per te luajtur me nje ekip europian dhe kjo enderr tashme u realizua.Kam firmosur me Eintraht Frankfurt dhe ky eshte nje privilegj per mua. Do te jap me te miren time per kete skuader. Kam shume pune per te bere dhe e di sa e veshtire eshte te luaj ne keto nivele prandaj do t’i pervesh mire menget per te punuar fort”.
Por Simoni ne intervisten e tij nuk harron te ktheje koken pas, per te kujtuar fillimet e tij dhe kuptohet edhe dedikimet per ata qe e kane ndihmuar ne kete karriere qe po ecen ne menyre te shkelqyer.
“Futbollin e kam nisur ne moshen 8 vjeçare tek Akademia e Shenkollit ku i kam kaluar te gjithe hapa, madje kam luajtur me ekipin e pare te Shenkollit vetem 14 vjeç dhe pastaj u transferova te Dinamo ne moshen 17 vjeçare ku arrita te luaj edhe ne Superlige. Kampionat qe une isha mesuar ta shihja nga ekrani i televizionit dhe te luaja vete aty ishte diçka fantastike. Prandaj une dua te falenderoj te gjithe ata qe me kane ndihmuar e mbeshtetur.
Tashme do jem tek Eintrahti i Frankfurtit dhe kjo do me nxise te bej edhe me mire dhe ta çoj edhe me perpara endrren time. Kuptoj qe endrra tjeter eshte qe te jem portier i pare i kombetares shqiptare, por me duhet te punoj fort dhe te pres momentin tim”- eshte shprehur ai./SHKODRA-SPORT.COM/