Nga Endri ÇINARI

Viki Tafrruku ishte një nga talentet që u vlerësua në këtë fundvit për vitin që po lamë pas. Notarja e ekipit të Vllaznisë u vlerësua nga “Shkodra Sport” për vitin 2023. Për gazetën ajo ka folur për këto emocione dhe vlerësime që ka marrë këtë periudhë. Ajo shton se këto arritje e bëjnë krenare, por edhe e motivojnë shumë për vitin e ardhshëm.


-Viki, si fillim urime për çmimin e fituar!

Ju falenderoj shumë për urimin dhe vlerësimin që mu bë nga “Shkodra Sport”.

-Si u ndjetë pas këtij vlerësimi?

Realisht shumë krenare, por ndoshta edhe e surprizuar pasi nuk është se i prisja. Patjetër që këto ditë kam marrë shumë urime, ku jam ndjerë shumë e vlerësuar.


-Sa e vështirë është të merresh me sportin e notit?

Kushdo që merret me sport i di vështirësitë në çdo disiplinë. Patjetër që duhen më shumë ambiente në qytetin e Shkodrës për këtë sport. Sepse është një sport i veçantë, të cilin e kam pasion shumë të madh.


-Në fund një dëshirë për vitin 2024?

Këtë vit dua të zhvilloj sa më shumë gara. Dhe pse jo të vendos edhe ndonjë rekord nëse mundem.