Basania do te luaje sot ne ora 16:00 ne stadiumin e Vores finalen e kategorise se trete ndaj Memaliajt. Nje sfide qe pritet me interes ne rradhet e skuadres veriore e cila ka bere nje sezon shume te mire duke realizuar objektivin madhor, ngjitjen nje kategori me lart si vendi i pare i grupit A.

Megjithate tashme ekipi i presidentit Ermir Shimaj kerkon te shijoje nje tjeter sukses, shpalljen kampion dhe sjelljen e kupes ne Bushat mbremjen e sotme. Trajneri Fatjon Hasanaj eshte i bindur se Basania do t’ia dale dhe kete e shpreh edhe ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport”.

– Profesor Hasanaj, sot finalja e kategorise se trete Basania- Memaliaj. Si po pritet kjo ndeshje?

Atmosfera eshte shume e mire, grupi eshte i plote dhe kemi besim shume qe do ia dalim me sukses. Jemi grumbulluar nje nate para ndeshjes dhe e kemi vleresuar kete finale. E kemi pergatite ndeshjen ne çdo detaj. Ne futboll nuk fiton gjithmone me i miri, por ai qe ka uri dhe deshire per fitore. Dhe ne sot kemi uri dhe shume deshire per ta sjelle kupen ne Bushat.


– E njihni kundershtarin, keni marre informacione per te?

Jemi munduar te marrim informacione rreth ekipit te Memaliajt dhe kemi studiuar pikat e forta te tij. Kane lojtare me eksperience ne rradhet e tyre dhe prandaj duhet te bejme kujdes.


– Ku tjeter e bazon optimizmin per fitore perveç “urise” se lojtareve?

Gjithmone e kam theksuar se kemi cilesi ne ekip. Ne çdo ndeshje hyjme per fitore. Objektivi madhor- ngjitja nje kategori me lart, u kalua me sukses ndersa sot shkojme te japim ma te miren tone. Optimizmi eshte se grupi jone ka qene ma i forte se grupi i Jugut dhe ndeshjet tona kane pase nje ritem tjeter.

– Ua premtoni tifozeve te Basanias se do e sillni kupen sonte ne Bushat?

Une besoj tek suksesi, tek djemte qe stervis dhe tek puna e bere dhe bazuar tek ato, jam i bindur se do ia dalim me sukses edhe ne kete finale dhe kupen e sjellim ne Bushat./www.shkodrasport.com/