U vlerësua nga lexuesit e “Shkodra Sport” si më i miri i ndeshjes kundër Kukësit. Fjala është për Esat Malen, i cili në një intervistë për gazetën shprehet i kënaqur nga vlerësimi që i kanë bërë tifozët. Gjithashtu mesfushori ndalet edhe tek starti me fitore i kampionatit e po ashtu tek ajo çfarë mund të presim nga Vllaznia në këtë edicion.
-U vlerësove nga lexuesit e “Shkodra Sport” si më i miri i ndeshjes kundër Kukësit. Si ju bën të ndiheni ky fakt?
Ndihem shumë i lumtur për këtë vlerësim nga ana e tifozëve. Kjo më motivon akoma më shumë për vazhdimësinë e kampionatit.
-Kampionati nisi me një fitore për Vllazninë. Një ogur i mirë për vazhdimësinë?
Një gjë shumë pozitive nisja e kampionatit me 3 pikët e plota. Që patjetër marrin akoma më shumë kuptim se luanim në shtëpi, në hapjen e sezonit. Shpresojmë të vazhdojmë kështu nga ndeshja në ndeshje.
-Çfarë mund të presim nga Vllaznia e këtij sezoni?
Ne do japim gjithmonë më të mirën e për këtë të jenë të sigurtë të gjithë. Do prisni një Vllazni energjike dhe luftarake.
-Sezoni i dytë i juaji në Shkodër, ndiheni se jeni në vendin e duhur për sa i përket jo vetëm skuadrës, por edhe qytetit?
Po e vërtetë se tashmë ka nisur sezoni im i dytë në Shkodër. Një ambient komod për të dhënë më të mirën time në fushë. Çunat që kam në ekip apo edhe kisha sezonin e shkuar, e po ashtu njerëzit e këtij qyteti më kanë ndihmuar në përshtatjen shumë të shpejtë si brenda dhe jashtë fushe. E për këtë fakt ndihem mirë e i falenderoj.
-Tifozët shkodranë kanë një vlerësim të lartë për ju, një mesazh për ta?
Një falenderim i madh për përkrahjen që më kanë dhënë personalisht. Por edhe për atë që i japin ekipi çdo javë. Shpresojmë të jemi në lartësinë që ata kërkojnë dhe ti kënaqim në çdo ndeshje.
Intervistoi: Endri ÇINARI