Në këtë merkato verore u transferua nga ekipi i njohur i Celtic drejt kampionatit anglez. Fjala është për Rocco Vata, i cili gjatë kësaj vere iu bashkua ekipit të njohur të Watford. Për të vijuar kështu karrierën e tij në Championship, ligën e dytë për nga rëndësia në Angli. Dhe aventura e futbollistit me origjinë shkodrane duket se ka nisur në mënyrën e duhur me “grerëzat”.
Mbrëmë ekip i Watford ka zbritur në fushë në kuadër të turit të parë kualifikues të EFL Cup. Verdhezinjtë u përballën në shtëpi me MK Dons, ndaj të cilëve triumfuan në shifrat 5-0. Duke u kualifikuar në këtë mënyrë në turin tjetër të kupës së Anglisë. Si titullar në fushë për Watford u paraqit edhe Vata. Me 19-vjeçarin që pavarësisht se nuk shënoi, zhvilloi një paraqitje shumë pozitive…
Këtë verë do luajë në ndeshjet e Champions League me Vllazninë e femrave. E ardhur në huazim nga Apolonia, portieria Antigona Hyska do mbrojë portën kuqeblu. Në një intervistë për “Shkodra Sport” ajo shprehet e emocionuar që do jetë pjesë ekipit më të madh në vend. Si edhe të luajë në ndeshje kaq prestigjoze siç janë ato të Champions League. 21-vjeçarja premton se do japë maksimumin për ngjyrat kuqeblu, duke shpresuar që të ecë sa më shumë në aventurën europiane.
-Si ndihesh tani që je pjesë e ekipit më të madh për femra në Shqipëri?
Ndihem shumë mirë dhe e emocionuar që jam pjesë e ekipit më të mirë në Shqipëri. Kjo është një skuadër me vajza plot eksperiencë që janë edhe pjesë e kombëtares. Tani kam fatin të luaj me to si tek Vllaznia ashtu edhe tek kombëtarja.
-Ishte e vështirë të largoheshe nga Apolonia, duke qenë se aty ka filluar rruga jote në futboll?
Aktualisht nuk jam larguar përfundimisht nga Apolonia. Në Shkodër jam huazuar për ndeshjet e Champions League dhe të jap maksimumin për këtë skuadër dhe këto ndeshje të veçanta dhe madhështore. Jam e lumtur që Vllaznia besoi tek unë dhe më ofroi në ekipin e tyre.
-Çfarë synimesh dhe objektivash personalë ka Hyska në sezonin e ri?
Objektivat personal shkojnë paralel me atë të ekipit tim, Apolonia. Pra, të jemi kampion dhe të rivalizojmë Vllazninë (qesh). Edhe ne duam të ndeshemi me ekipe të mëdha siç ka bërë Vllaznia në Europë. Është një ëndërr për të gjithë.
-A do mundet Vllaznia edhe një herë të shkojë në grupet e Champions League?
Nuk mund të them që Vllaznia nuk mund të shkojë sërish në grupe. Sepse e ka treguar prej vitesh kualitetin që ka duke arritur gjëra historike për futbollin në Shqipëri. Patjetër edhe këtë edicion objektivat duken maksimalë dhe në do japim më të mirën për të ecur sa më shumë. Po ashtu në sezonin e ri në kampionat, do jenë dy ekipe që do shkojnë në kupat europiane dhe ky është një plus i madh për futbollin e femrave në vend.
-A mund të jetë kjo skuadër një trampolinë për ty për tu transferuar në një kampionat tjetër në Europë?
Rrugëtimi im këtu me Vllazninë normalisht është diçka e madhe. Mendoj se do të më bëjë mirë aktvizimi në këto ndeshje, ku do kem mundësi të tregoj vlerat në kompeticionet europiane. E patjetër të ndihmoj ekipin që ka bërë histori në Europë. Besoj se me performanca pozitive, do i kem dyet e hapura në kampionate të ndryshme. Në fund dua të falenderoj edhe presidentin tim tek Apolonia, që më dha mbështetjen e duhur e po ashtu më lejoi të shijoj këtë mundësi të artë me Vllazninë.
Intervistoi: Endri ÇINARI