Ne Shkoder po lind nje talent i ri ne basketboll. E kemi fjalen per Veton Gjeçajn. Nisur nga mbiemri, padyshim qe ai flet shume, por Vetoni ka deshire te “ndahet” nga historia e te atit dhe te krijoje profilin e tij. Ai eshte pjese e ekipit te pare te Vllaznise, por edhe e kombetares U18 dhe ka filluar te spikase me paraqitjet e tij.

Ai ka pranuar te flase per “Shkodra Sport” duke shpjeguar arsyet pse zgjodhi sportin e basketbollit, rolin e babait te tij ne kete zgjedhje dhe shume gjera te tjera. Te plote intervisten e basketbollit te talentuar shkodran mund ta ndiqni me poshte:

– Veton, karriera juaj po shkon mire deri tash, pasi spikatet me paraqitjet tuaja me Kombetaren. I kenaqur nga vetja apo pretendon me shume?

Ishte hera e pare qe mora pjese ne nje kompeticion te ketyre permasave. Si fillim per mua ishte e rendesishme te pranohesha si pjese e ekipit, pa i parashikuar keto rezultate qe arriti ekipi jone.

– Nje shtyse e forte besoj ne karrieren tuaj ka qene edhe babai juaj Bledar Gjeçaj. Si jane marredheniet me te ne fushen e sportit, jashe jetes familjare dhe cilat jane disa nga keshillat qe ai ju jep shpesh ju?

Babai ka qene normalisht shtysa kryesore dhe arsyeja pse zgjodha te behesha pjese e ketij sporti qe ne moshe te vogel. Gjithmone jam stervitur me te dhe gjithcka e kam mesuar prej tij. Edhe gjate ksaj periudhe, krahas stervitjes me ekipin jam stervitur individualisht me babain, gje qe me ka ndihmuar ne permiresimin e performances ne loje.

Mund te them se ne raportin trajner-lojtar babai eshte goxha kerkues dhe kritikues i lojes time ne fushe. Keshillat qe me jep ai jane te shumta, duke qene se kerkon gjithmone me te miren prej meje. Keshilla kryesore eshte te punoj shume per te rregulluar mangesite dhe per te shfrytezuar gjithçka qe di ne dobi te lojes.


– Si e shikoni te ardhmen tuaj Veton?

Fokusi im kryesor normalisht eshte tek sporti. Per momentin jam pjese e ekipit te pare te Vllaznise, stervitja me te cilin me ndihmon patjeter ne rritjen time si lojtar, duke marre parasysh se kete vit do kem me shume minuta ne fushe. Qellimi kryesor i momentit eshte te arrij te vesh fanellen e kombetares te madhe.Endrrat persa i perket sportit jane te medha, por kam ende shume pune dhe rruge perpara .


– E shihni veten qe ne te ardhmen mund te jeni nje pike kyçe ne ekipin e Vllaznise ashtu siç ka ken babai juaj dikur?

Shpresoj qe kontributi im si lojtar ne skuadren e Vllaznise te jete i vlefshem si per ekipin, ashtu edhe per mua. Normalisht qe ky eshte nje nder synimet e mija, per te cilin duhet shume pune.

– Cili eshte idhulli juaj?

Idhulli im ne fushen e basketbollit eshte Luka Dončic. E kam ndjekur lojen e tij qe kur ishte ne moshen 16 vjeçare dhe i admiroj arritjet e tij.


– E fundit, deri ku enderroni te arrini ne karrieren tuaj Veton?

Karriera ime ne basketboll ka nisur ne fushen e Vllaznise dhe aty do te vazhdoje per momentin. Synimet e mija per te ardhmen jane te jem pjese e fushave dhe kampionateve me te medha.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI