Elsaid Xhilaj është bërë protagonist i suksesit të rradhës të Vllaznisë U21 në ndeshjen përballë Apolonisë. Me kuqeblutë, për Xhilajn ishte goli i parë, teksa në një intervistë për “Shkodra Sport”, ai shprehet i emocionuar për golin e shënuar, ku edhe flet për objektivat e skuadrës, por edhe ato personal.

“Eshtë një ndjenjë ndryshe kur shënon dhe jam shumë i lumtur. Synimi im është që të arrij që të eci përpara si çdo futbollist profesionist, të ardhmes nuk i dihet, normal ëndrra kryesore është që të luaj te ekipi i parë i Vllaznisë, por të nesërmes nuk i dihet, shpresoj shumë.

Dje ishte një fitore e rëndësishme, tani kryesojmë grupin, ndërsa përsa i përket grupit është një grup që është i formuar për të dalë kampion, çdo lojtar në ekip ka cilësi të vecanta dhe shpresojmë që në fund të dalim kampion dhe sigurisht me këtë ekip që kemi mund të arrihet gjithçka”,-thekson ai.

Xhilaj flet edhe për marrëdhënien me trajnerin Sibson, por edhe për objektivat e tij personal.
“Fryma e grupit është e mirë, trajneri Sibson me gjithë stafin kanë sjellë shumë gjëra të reja në skuadër nga ana stërvitore. Personalisht, veten e shikoj mirë dhe për ecurinë personale si objektiv është që një ditë të përfaqësoj ekipin kombëtar, por nuk i dihet fjalë pak dhe punë shumë”,-thotë shkodrani.

Në fund, Xhilaj ka edhe një dedikim për golin e parë të shënuar me fanellën kuqeblu.“Golin ia dedikoj familjes time që janë përkushtuar për mua dita-ditës”,-mbylli futbollisti i Vllaznia U21, Elsaid Xhilaj.
Maringlen Zhivani