Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, beson se sulmuesi Lautaro Martinez duhet të jetë në garë për Topin e Artë.Sulmuesi ka shënuar 11 gola në nëntë ndeshje në Serie A, ku katër prej tyre i ka shënuar në fitoren 4-0 ndaj Salernitanas muajin e kaluar.

Ai gjithashtu shënoi në ndeshjen hapëse të Interit në Ligën e Kampionëve, në barazim 1-1 ndaj Real Sociedadit.Martinez është në rrugën e duhur për të mposhtur rekordin e Serie A me 36 gola në një sezon, i vendosur nga Gonzalo Higuain për Napolin në 2015-16 dhe Ciro Immobile për Lazion e Inzaghit në 2019-20.

Përpara ndeshjes së së martës në Ligën e Kampionëve ndaj RB Salzburg në “San Siro”, Inzaghi mendon se sulmuesi i tij, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën vitin e kaluar, meriton të jetë në mesin e kandidatëve potencial për Topin e Artë.

“Po, duke pasur parasysh udhëtimin në të cilin ka kaluar dhe trofetë që ka fituar, mendoj se është e drejtë që ai të jetë ndër kandidatët për ta fituar atë dhe ai duhet të vazhdojë të punojë në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Inzaghi fillimisht.

“Ajo që më vjen në mendje është rekordi i Ciros, pasi ai e arriti atë me mua. Lautaro u kthye vetëm një ditë më parë nga Amerika e Jugut, ai është në formë të shkëlqyer dhe skuadra i jep të gjithë mbështetjen që i nevojitet”.

Interi, në krye të Serie A, por i dyti në Grupin D pas Sociedadit për nga diferenca e golave.

“Kjo është një ndeshje delikate sepse i gjithë grupi është shumë i balancuar. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ne duhet të jemi shumë të përqendruar”.

“Duke shkuar në këtë lojë, ne po bëjmë mirë. Ne fituam kundër Torinos, që nuk ishte një detyrë e lehtë. Ndeshja e nesërme do të jetë e rëndësishme në një grup shumë të balancuar”, përfundoi Inzaghi./Telegrafi/