Lacio ka kaluar një sezon fantastik gjatë këtij sezoni dhe tashmë është vetëm një hap larg kualifikimit në “Champions League”.
Ndeshja e fundit ndaj Interit do të vendosi historinë e këtij objektivi për lacialët, në një ndeshje ku do të luhet për dy rezultate, fitoren dhe barazimin.
Kjo arritje fantastike e skuadrës kryeqytetase, ka ardhur falë zgjedhjeve të trajnerit Inzagi dhe drejtorit sportiv të skuadrës, Igli Tare.
Ky i fundit ka sjellë në skuadër shumë talente me pak kosto, duke u konsideruar si më i miri në Serinë A.
Në një intervistë për “RTSH Sport”, trajneri i Lacios, Inzagi ka komentuar sportistët shqiptarë që ka punuar gjatë gjithë karrierës së tij, duke u shprehur se nga Tare e deri te Strakosha, të gjithë kanë shfaqur profesionalizëm.
“Gjatë jetës time kam pasur mundësinë të njoh shumë sportistë shqiptarë, të cilët i kam pasur edhe në skuadër.
Igli Tare ishte shoku im i skuadrës dhe tashmë është drejtori im. Kam patur Berishën dhe tashmë Strakoshën në drejtim.
Kam njohur edhe Canën, mund të them se të gjithë janë profesionistë të vërtet.
Me Taren jam mik prej shumë kohësh dhe tashmë punojmë bashkë. Si drejtor sportiv është shumë i zoti dhe këtë e kemi parë të gjithë.
Lacio po konkurron me skuadrat më të mira italiane dhe kjo falë ideve dhe zgjedhjeve të tij, të cilat kanë ardhur me një kosto shumë të vogël.
Strakoshën kam patur fatin ta njoh kur stërvisja të rinjtë dhe i kam njohur aftësitë e tij. Fillimisht Marketi ishte portieri i parë, ndërsa Berisha nuk pranoj të qëndronte si alternativë e dytë.
Kështu Strakosha u kthye në portierin e dytë, ndërsa sapo Marketi pësoi dëmtimin që e la jashtë fushës së blertë, unë besova te Strakosha.
Ai ma shpërbleu besimin dhe mund të them se përveçse një portieri i madh, ai është edhe një njeri i tillë”, ka thënë Inzagi. //vipsport/