Nuk është periudha më e mirë për Tomas Strakoshën te Lacio. Gardiani kuqezi, pasi kaloi koronavirusin u rikthye në fushë me një paraqitje jo bindëse, për shkak të formës e cila nuk ishte në maksimum.
Kështu, trajneri Simone Inzagi e uli në stol për ndeshjen e Champions ndaj Dortmund, si dhe dje ndaj Specias. Mirëpo, tekniku, pas ndeshjes së djeshme, ka theksuar se nuk e harron Tomasin, teksa shprehet se bëhet fjalë për një nga më të mirët e Serisë A.
“Portieri është një rol delikat. Strakosha është portieri jonë dhe do ta marrë veten, e do të marrë vendin e tij. Ky nuk duhet të jetë një problem, por një zgjidhje.
Reina tani po bën mirë dhe është një orientim për ne. Por, nuk harroj Tomasin, ka qenë një nga më të mirët e Serisë A dhe prej katër vitesh është këtu me ne”, u shpreh Inzagi. /VipSport/