Ne ndeshjen e luajtur të shtunën në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Apolonisë, ka patur edhe disa detaje pikante te cilat jane sjelle per lexuesit nga “Panorama Sport”.
-Tapeti i fushës së “Loro Boriçit” dukej se nuk e kishte ndier fare dëborën e rënë gjatë gjithë paradites të së shtunës në Shkodër.
-Kryebashkiakja Voltana Ademi, e pranishme nga minuta e parë në këtë sfidë. Madje, ajo erdhi më herët pasi ishte e vetme në tribunën VIP pak çaste para startit të takimit.
– Braziliani Da Silva u paraqit me “look” të ri në këtë takim. Ai, nga të verdha, e kishte kthyer ngjyrën e flokëve në të zeza. Gjithashtu, edhe Isaevski kishte një model të ri flokësh, pasi kishte hequr bishtalecin e tij.
-Trajneri Brdariç ka kërkuar të mos vonohej asnjë sekondë loja dhe me këmbë ka ftuar të tijtë për ekzekutimin e shpejtë të një rivënieje me duar në minutën e 53-të.
-Debat mes Zogoviçit e Mihanës në minutën e 72-të, pasi portieri i Vllaznisë kërkonte ndaljen e aksionit të miqve, pas një dëmtimi në gjysmëfushën mike të një lojtari shkodran. Për disa sekonda kuqeblutë kërkuar ndalesën e takimit, por miqtë refuzuan një gjë të tillë duket rrezikuar madje dukshëm portën.
-Diop nuk është ndier aspak mirë sapo është futur në dhomën e zhveshjes. Lojtari që kishte shpenzuar shumë energji, për më tepër moti i ftohtë në fund të takimit, bëri që Diop të ndiejë një dhimbje në gjoks. Ndërhyrja e shpejtë e ambulancës ka normalizuar gjithçka në gjendjen shëndetësore të lojtarit të Apolonisë.