Vllaznia-Dinamo do jetë kryesfida e javës së 16-të në Superiore. Dueli do zhvillohet ditën e mërkurë dhe për këtë përballje direkte mes dy skuadrave, ka folur ish-mbrojtësi i të dy kampeve.
Aleksandër Isaevski nga SHBA për “Panorama Sport” ka analizuar situatën e dy ekipeve ku është aktivizuar në futbollin tonë. Po ashtu ai ndan edhe një mendim për kampionatin dhe një parashikim për duelin e mesjavës.
Aleksander, sa keni pasur mundësi të ndjekësh Superioren?
Të them të drejtën kam ndjekur disa ndeshje. Ato kryesoret, derbin e Tiranës, por ashtu edhe ekipet e Vllaznisë dhe Dinamos në veçanti ku kam luajtur në Shqipëri.
Pra, titullin kampion apo jo?
Po, dua që Vllaznia ta fitojë titullin në Shqipëri. Ka qenë shumë afër këto vite dhe uroj ta realizojnë. Besoj se është momenti i duhur për ta arritur.