Mesfushori spanjoll i Real Madrid, Isco, ka deklaruar se do të largohet nga ekipi “merengues” në rast se Eden Hazard do të transferohet në La Liga sezonin tjetër.

Isco ka pohuar për mediat se nuk preferon të jetë zëvendësuesi i askujt, ndaj ka zgjedhur ekipin që do të luajë në të ardhmen, Manchester City.

26-vjeçari ndodhet në “Santiago Bernabeu” që prej vitit 2013, por sheh se nuk do të ketë shumë hapësira në të ardhmen në rast se belgu do të lërë Chelsea për të ardhur te Reali. Ndaj ai dëshiron të transferohet te skuadra e City dhe të jetë nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola.