Pasditen e sotme emri i tij është bërë publik për një proces të hapur nga Prokuroria e Shkodrës për shpërdorime në periudhën kur ka qenë administrator tek Vllaznia.

Por Neritan Kalamishi e “injoron” këtë lajm dhe jo më kot, ka përmendur edhe sulme politike që i janë bërë në periudhën kur ka qenë ai drejtues. Madje, edhe duke e burgosur në një moment.

Sot ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës megjithatë ish- administratori i kuqebluve nuk ndalet shumë tek lajmi që ka qarkulluar sot por në një postim në faqen e tij në facebook shkruan:

“Kam bërë dhe do bëja gjithçka që Vllaznia, ekipi im i zemrës të mos binte nga kategoria!(Gjithçka sipas ligjit). Pa buxhet të miratuar, qeveria kundra, pa stadium dhe i mbetur pa përkrahjen e atyre që më vendosën, kurrë nuk e rrezikova që të bjerë. Në vendin e 7-të.

(Megjithëse më burgosën me pa të drejtë për vjedhje dritash, megjithëse për pak nuk përfunduam në burg në Pukë me konfliktin me Olsi Ramen që na vodhi ndeshjen me arbitra. I Love Vllaznia, të uroj kthim të shpejtë në Superiore!
www.shkodrasport.com