Bajerni i Mynihut i tha lamtumirën mbrëmë Championsit pasi u eliminua nga Interi për shkak të humbjes në Gjermani duke qenë se dueli i zhvilluar në “San Siro” përfundoi në barazimin 2-2. Goli i parë për zikaltërit u realizua nga kapiteni Lautaro Martinez, por ish-arbitri gjerman Manuel Grafe, e cilëson të parregullt.

“Nëse ai e prek topin me dorën e tij para goditjes, goli është i qartë që nuk vlen, është i parregullt. Ishte e vështirë për Vinçiçin ta dallonte, por për këtë është VAR. Duke parë imazhet: dora! Ai ndalon topin me kokë, prek dorën dhe më pas shënon. Çmenduri..”, shkruan ai në X.

Ndër fotot që Grafe ka postuar në rrjetet sociale është edhe një pasazh nga rregullat në të cilat sipas interpretimit të tij shpjegohet pse goli duhet të ishte anuluar.