Lorenc Trashi është vlerësuar me çmimin “Lojtari i Vitit”, trofe që u dha në mbrëmjen Gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në prag të festave të fundvitit.

Futbollisti i Partizanit u votua nga 10 trajnerët dhe kapitenët e Superligës si futbollisti më i mirë i këtij viti kalendarik. Megjithatë jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur me vlerësimin e bërë.

Bardh Maçi, është një ish-gjyqtar shkodran që prej disa vitesh jeton larg vendit tonë. Por, në asnjë moment s’e humb vëmendjen nga zhvillimet sportive në vend. Edhe në rastin e Trashit ai ka dhënë mendimin e tij, teksa është shprehur kundër duke shkruar:

“Si shpesh herë ndarjen e këtij trofeu FAKE në Shqipërinë tonë, u dha edhe këtë radhë sepse ka pasur disa të tjerë para këtij. I pari është Asani, kolegu i këtij ekipi, Shameti, Bregu etj, etj”, përfundon ai./newsport/