Me ndaljen e Kategorisë Superiore dhe gjithë futbollit shqiptar nga Covid-19, shumica e njerëzve janë bërë nostalgjik duke hapur arkivat.
Kjo gjë i ka ndodhur edhe ish-arbitrit të Superligës, Sokol Çekaj ka publikuar së fundmi rezultatet e aktivizimit të arbitrave për sezonin 2002-2003 në kampionatin shqiptar të Superligës.
Kurbinasi renditet i dyti pas Albano Jankut, teksa diçitura e fotos thotë shumë. “Edhe pse pa stemën e FIFA-s i dyti isha në aktivizim, mirë kjo për një arbitër nga katuni siç isha unë”, shkruan Çekaj.
Arbitri ka gjykuar 16 ndeshje atë sezon, duke nxjerrë nga xhepi 67 kartona të verdhë dhe 5 të kuq, ndërkohë që ka akorduar edhe 10 penallti./newsport/