Ish- çiklisti i njohur shkodran Sytki Tafili ka marre diten e djeshme nje tjeter nderim. Behet fjale per “Urdhërin Olimpik”, një çmim i larte ky akorduar nga Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar.

Ceremonia eshte zhvilluar diten e djeshme ne Tirane, pikerisht gjate zhvillimeve te Asamblese Zgjedhore te ketij Komiteti, ku nder te tjera perpos punimeve te Asamblese, eshte bere edhe nderimi i disa figurave te shquara te sportit ne vite.

Me kete titull te larte perpos Sytki Tafilit, jane nderuar edhe kampione te tjere si Theodhori Driza, Emin Lishi, Mustafa Fagu dhe Krenar Luto. Kuptohet qe nderime te tilla i kane bere te ndihen mire figura te tilla te sportit qe kane kontribuar per vite me rradhe per te.

Sytki Tafili siç dihet eshte nje nga emrat me te njohur te çiklizmit ne Shkoder dhe Shqiperi gjate viteve ’80. Perveç titujve personale dhe ekipor me ekipin e Vllaznise, ai ka shkelqyer edhe me ekipin kombetar dhe pikerisht nisur nga kjo karriere e suksesshme, ka marre edhe nje vleresim te tille nga Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar.(www.shkodrasport.com)