Gjashtë  ish-donatorë të Vllaznisë përmes një kërkese të posaçme, i kanë kërkuar Këshillit Bashkiak Shkodër njohjen e të gjitha vlerave financiare si shpenzime gjatë viteve që kanë kontribuar për këtë klub. Kërkesa është firmosur nga Valter Fushaj, Agron Çela, Elvis Myfar Çela, Xhevdet Amuli, Pjerin Fushaj dhe Flamur Hoxha. Të gjashtë këto biznesmenë i kërkojnë Bashkisë, përfshirjen e këtyre shpenzimeve si aksione në shoqërinë aksionere. Klubi shkodran siç dihet që prej fundit të gushtit, funksionon si shoqëri aksionere me Bashkinë aksioneren e vetme me 100 për qind të aksioneve. Kjo e fundit po ben vleresimin e aseteve te klubit per te rritur edhe vleren e tij ne menyre qe klubi Vllaznia te marre vleren reale te tij.


“Ne financuesit e KF Vllaznia, nisur nga vendimi I këtij këshilli për kthimin e klubit në shoqëri aksionere, pasuar me rregjistrimin e saj pranë QKR, I kërkojmë këtij Këshilli Bashkiak, si organi competent në lidhje me aksionet e kësaj shoqërie si më poshtë: “Kërkojmë të na njihen të gjitha vlerat tona financiare si shpenzime gjatë viteve që kemi kontribuar për KF Vllaznia”-thuhet ndër të tjera në kërkesën me numër protokolli 4887, datë 23.12.2011 që është depozituar në sekretarinë e Këshillit Bashkiak.Duke qene keshtu dhe meqenese mendohet qe gjate vitit 2012 do nisë shitja e aksioneve te klubit pas vlerësimit të tyre, këta 6 ish-donatorë kërkojnë që përpara se të kjo procedurë e vlerësimit të kapitaleve të klubit, në këtë vlerë të përfshihen edhe shpenzimet e bëra gjatë viteve nga ana e tyre si aksione e shoqërisë në vlerën e përqindjeve të qind përqindëshit të sh.a-së së krijuar. Ata në kërkesën e tyre kanë theksuar se një gjë e tillë është plotësisht e drejtë dhe kontributi I tyre nuk mund të mohihet nga askush sepse ka lidhje ndër të tjera edhe me historikun e klubit, trofetë e fituara, tituj kampion dhe Kupa të Shqipërisë, me pjesmarrjet në Kupat e Europës, shoqëruar me kalim turesh. Po ashtu edhe me vlerat e lojtarëve , vlera këto që kontribuojnë edhe në rritjen e çmimit të aksioneve gjatë procedurës së shitjes. Në kushte të tilla, kërkesa është depozituar tashmë në sekretarinë e Këshillit Bashkiak dhe pritet të merret në shqyrtim nga ana e tij në mbledhjen e rradhës që do të zhvillohet më datë 28 dhjetor. Pikërisht në këtë mbledhje, pritet që më në fund fusha sportive “Reshit Rusi” të kalojë si aset I shoqërisë aksionere Vllaznia dhe vlera totale e klubit pastaj shkon në 2.2 milionë dollar. Ende nuk është shumë e qartë sesi do llogariten shpenzimet e bëra nga këta gjashtë donatorë në vite, por e rëndësishme është që kontributet e tyre duhen vlerësuar. Me këta donator, Vllaznia në 13 vitet e fundit ka fituar 2 tituj kampionë, ka fituar 1 Kupë Republike, ka kaluar thuajse çdo vit nga një tur në Kupat e Europës dhe kjo nuk është pak. Valter Fushaj, Agron Çela, Myftar Çela, Xhevdet Amuli, Pjerin Fushaj dhe Flamur Hoxha, kërkojnë një të drejtë të tyre. Një të drejtë të pamohueshme sepse kanë kontribuar me shuma të mëdha gjatë këtyre viteve për Vllazninë dhe për lartësinë e emrit të saj. Tashmë topi është në anën e Bashkisë, për të parë sesi do veprojë me këtë kërkesë të bërë nga gjashtë ish-donatorët.

 

www.shkodrasport.com