Vllaznia e ketij fillim-sezoni nuk ka patur ndoshta rezultatet e pritshme ne fushen e lojes sepse ka treguar shume oshilacione, por nje nga gjerat qe po spikat tek ajo eshte aktivizimi i disa te rinjve.
Keshtu, Rejan Alivoda po luan titullar prej disa ndeshjesh, por nuk ka mbetur pas edhe Geralb Smajli nderkohe qe ka patur minuta edhe per Antonio Delaj e ndonje tjeter. Duket se trajneri Josa ndryshe nga paraardhesi i tij, ka vendosur t’i kushtoje me shume vemendje elementit te ri.
Por krejt ndryshe mendon Qashif Hoxha. Ish- drejtori i Akademise Vllaznia ne emisionin “Sport Show” ku ka qene i ftuar eshte shprehur se te rinjte po aktivizohen fale kerkeses se drejtuesve te klubit.
“Keta te rinjte qe kane shkuar sivjet ne ekipin e pare, nuk i ka marre Josa. I ka çuar presidenca e klubit. Mos ia jepni Joses kete bonus kot. Presidenti ia ka diktuar trajnerit se duhet t’i kete shume ne vemendje keta te rinj.
Nen presionin e presidences, nen presionin e ambjentit dhe rrjeteve sociale, te publikut, por edhe te eksperiences se gabuar te viteve te fundit, ka reaguar edhe Josa duke i dhene hapesirat e duhura. Dhe si Alivoda ashtu edhe Smajli e kane justifikuar totalisht aktivizimin e tyre”- eshte shprehur Hoxha.