Luçiano Moxhi nuk i kursen aspak kritikat për Tiago Motën, ndërsa analizon situatën në kampin bardhezi. Ai tha se Mota duhet të shkarkohej kohë më parë, ndërsa, sipas tij, trajneri është përgjegjësi kryesor i situatës.
“Situata është shumë e komplikuar, ekipi nuk reagon dhe nëse ekipi nuk reagon, sipas mendimit tim, përgjegjësi kryesor është trajneri. Sipas meje, Tiago Mota duhej të shkarkohej pas humbjes në Champions në Eindhoven, veçanërisht pas fjalëve të tij, pasi tha se do të bënte gjithçka njësoj.
Tani është vonë për ta dërguar në shtëpi. Kur zgjedh një trajner, nuk duhet të fokusohesh tek emri, por duhet të shihen karakteristikat e ekipit dhe duket qartë se ky Juventus nuk është ekipi i duhur për të qenë i udhëhequr nga Mota.
Ai u mor pasi bëri një sezon të mirë me Bolonjën, por nga ana tjetër, Italiano po tregon se me një Bolonja më të dobët se ajo që kishte Mota vjet, po bën akoma edhe më mirë”, tha ndër të tjera Moxhi.