Ditet e fundit Bashkia Shkoder dhe kryetari i saj Benet Beci kane postuar ne faqet e tyre disa projekte te ndertimit dhe rikonstruksionit te disa fushave sporteve ne ambjentet e shkollave te qytetit dhe sipas tyre, keto investime do të sjellin një infrastrukturë moderne për sportin lokal brenda vitit 2024.
Por nderkohe, ka reaguar ne lidhje me kete çeshtje, ish- drejtori i Sportklub Vllaznia, njekohesisht ish- volejbollisti i njohur Mark Kroqi qe permes nje postimi ne rrjetet sociale, i ka kujtuar kryebashkiakut se keto nuk jane investime nuk jane te kohes dhe nuk ndihmojne zhvillimin e sportit. Ja çfare shkruan ai:
“Z. Beci!
Si kontributor në fushen e sportit jam i gezuar kur shoh ndertimin e ambjenteve sportive në shkollat e qytetit tonë. Ditët e fundit shoh inisiativen e Bashkise për ndërtimin e disa fushave sportive në shkolla të ndryshme të qytetit, meqenese ndertimi i tyre nuk ka filluar, ju sugjeroj i bindur: MOS I NDERTONI!!
Ndertimit të fushave me beton apo asfalt (nuk e di kush ju a ka sugjeru) i ka ikë koha pasi nuk janë as të sigurta për shendetin e nxansve as efiçente për mbarevajtjen e proçesit mesimor (në dimer janë jashtë funksioni), nxenesit duhet të ushtrohen në palestra me kushte e standarte bashkekohore.
Miqesisht ju pyes për të treten herë: A keni ndermend me ndertu ndonje palestër (pasi ka rreth 10 vite që nuk ndertohet nje e tillë) ku do të mund zhvillohej mesimi normalisht?!! Nuk me vjen keq të mos ripergjigjeni. Suksese ma tej z kryetar!