Ish- drejtori sportiv i Vllaznise Matko Djarmati eshte rikthyer sot ne Shkoder. Ai ka qene i pranishem ne tribunen e medias teksa ka ndjekur me shume vemendje ndeshjen çerekfinale te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Partizanit.

Vizita e tij ka konsistuar ne faktin se ka qene vizite pune ngaqe ka qene pjese e trupes se “Oversport” ne lidhjet direkte para dhe pas ndeshjes me prononcimet e tyre.

Nderkohe gjate kohes se qendrimit ne fushe apo dhe ne ambjentet e tjera te stadiumit, Djarmati ka patur takime te perzemerta me futbolliste por edhe drejtues te klubit shkodran me te cilet ka punuar dy vitet e kaluar.

Kujtojme qe kroato- shqiptar tashme eshte duke punuar ne Indi bashke me ish- trajnerin e Vllaznise Thomas Brdariç dhe nje periudhe pushimi dyjavore qe ka patur atje e ka shfrytezuar per te ardhur ne Shqiperi dhe po ashtu edhe ne Shkoder, qytet ku natyrisht ka kaluar shume kujtime te bukura./SHKODRA-SPORT.COM/