Kohe pushimi dhe pa futboll por njerezit e tij po gjejne menyra per te qene aktiv dhe per te kaluar ndoshta kohe duke qendruar ne karantine.

Drejtori i Akademise Vllaznia Alban Neziri ka hapur nje loje te re ne rrjetet sociale duke kerkuar nga shoket e tij trajnere te japin formacionin me te mire me lojtaret ne aktivitet.

Ketij nominimi i eshte pergjigjur edhe ish- drejtori sportiv i KF Vllaznia Eugent Zeka. Ai shkruan ne reagimin e tij: “Alban Hasani, ty nuk mund te them jo, prandaj me zemer pranoj ftesen tende dhe publikoj nje nga formacionet me te mira (qe kishim enderr dhe projekt te ndertonim sebashku, ne nje te ardhme te shpejte).

Patjeter, qe lista e emrave te lojtarve qe kishim nen vezhgim dhe kujdesin tone eshte shume me e gjate, por formacioni kerkon vetem 11 lojtare. Trajner vendosa vehten time, per te mos munguar rrespekt asnjerit nga kolegeve tone ne Shkoder, por edhe per faktin se do ta kisha enderr ta drejtoja nje skuader te tille”.

Ndonese eshte rikthyer te jetoje ne Itali, Zeka duket se e ka ende mendjen ne Shkoder, aty tek Vllaznia dhe Akademia e saj dhe per rrjedhoje ka ndertuar 11-shen me lojtare te gjithe te dale prej saj. Ja emrat e perzgjedhur prej tij ne kete 11-she: