Një ish- futbollist i Akademise Vllaznia, e ka mbyllur karrieren e tij tek Luftetari dhe tashme eshte vene ne kerkim te nje skuadre tjeter. Behet fjale per Silvio Zogaj i cili nga sot nuk është më pjese e gjirokastriteve. Mesfushori i skuadrës gjirokastrite ka publikuar në profilin e tij lajmin se do të largohet duke falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan. Zogaj është aktivizuar vetëm në 2 ndeshje këtë sezon ndaj Laçit 11 minuta dhe ndaj Skënderbeut 7 minuta.
Ai pasi luajti deri me ekipin U-19 te Akademise Vllaznia, firmosi me Luftetarin por edhe aty gjerat nuk i kane shkuar ashtu si duhet. Ja statusi i tij i sotem: “Të dashur miq , dashamirë e tifozë , dua t’ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më lojtar i Luftëtarit … Ishte një eksperiencë e bukur dhe e paharrueshme për mua , e për këtë më duhet të falënderoj pa përjashtim çdo pjesëtar të klubit … Dua të falënderoj presidentin Grigor Tavo , drejtuesit e klubit që më mbështetën gjithmonë , trajnerin Mlladen Milinkoviç që besoi tek unë dhe më dha mundësinë të luaj në moshën 18 vjeçare në Superligën shqiptare, të gjithë njerëzit që punojnë në klub dhe gjithashtu tifozët që më kanë mbështetur çdo moment … Por falënderimi më i madh shkon për të gjithë shokët e skuadrës , nga i pari tek i fundit nuk kam fjalë për t’i falenderuar për atë që kanë bërë për mua … Unë e jetoj jetën për t’u përballur me sfida të reja dhe mendoj se kjo eksperiencë do të më ndihmojë të përballoj një sfidë më të vështirë të jetës profesionale në vazhdim … Dua t’i uroj shumë suksese ekipit të Luftëtarit dhe të vazhdojnë të punojnë ashtu siç kanë punuar gjithmonë për të arritur aty ku i takon … Në ditët në vazhdim do t’ju vë në dijeni për klubin e ri ….!”, shkruan mesfushori.