Akile Ndreca, futbollsti me perspektive lezhjan qe ka qene pjese e Akademise Vllaznia, luajti për disa muaj në radhët e skuadrës së “Montebelluna”, në Itali, por duket se ka ndryshuar destinacion dhe pas një ‘trampoline’ që i ka vlejtur për t’u ambientuar, tashmë ai ka ndryshuar destinacion. Ndreca është bërë pjesë e skuadrës me pretendime, “Clodiense”, ku siç edhe vetë e thotë se synon Serinë C, e madje ka afruar edhe shumë lojtarë cilësorë për të realizuar synimet që ka.

Prezantimi

Në një prononcim për “VipSport”, Ndreca flet për eksperiencën e re, ndalet te Vllaznia dhe synimet që ka: “Po, kam firmosur në një skuadër tjetër. Isha pjesë e ekipit të Seria D, “Montebelluna, aty luajta gjashtë ndeshje dhe shënova 5 gola.

Tashmë mendova që të ndryshojë skuadër dhe jam bërë pjesë e një klubi me ambicie, që synon të ngjitet patjetër në Seria C. Madje, në gjirin e vet ka shumë lojtarë që kanë eksperiencë edhe në Seria C dhe kam besim se do e realizojmë synimin”, – tha Ndreca.

Vllaznia

Ndreca edhe pse është larguar nga Shkodra, ka qenë një nga sulmuesit e spikatur të skuadrës U-19 të Vllaznisë U-19, ndërsa ai thotë se e ndjek edhe ekipin A. “Unë e ndjek Vllazninë, sepse kam kontribuar për atë fanelë.

Pashe ndeshjen në Korçë, realisht më erdhi mirë që trajneri Dedja ka rikthyer djem shkodranë në formacion, sepse të huajt siç u pa janë larguar shumë prej tyre që erdhëm me bujë dhe u zunë vendin djmeve shkodranë.

Por, më erdhi shumë mirë që Pusi, të cilin e njoh, ndonëse është brez më i madh, ka qenë një nga lojtarët e spikatur që ka nxjerrë akademia dhe është lënë në hije. Si Pusi, unë e shumë të tjerë meritonim që të ishim pjesë e Vllaznisë”, – tha Ndreca në fund të prononcimit të tij.