Sezoni në mbarë Europën në futboll tashmë po i kalon javët një e nga një dhe të gjitha skuadrat po hyjnë në ritmin e tyre. Po ashtu ka edhe nga ata futbollistë që po shkëlqejnë në këtë fillim edicioni dhe një prej tyre është edhe Elsamed Ramaj. Futbollisti me origjinë nga Malësia e Madhe së fundmi ka gjetur golin në futbollin gjerman.
Duke u aktivizuar tashmë në rradhët e Alemannia Achen, Ramaj ka shënuar në fitoren e fundit të skuadrës së tij. Achen ka triumfuar në shifrat 1-2 kundër Wattenschied, duke marrë kështu 3 pikë me vlera.
Ramaj është një prodhim i akademisë Vllaznia, por prej vitesh aktivizohet në Gjermani. Dhe duhet thënë më saktë se gjithë karrierën profesioniste e ka zhvilluar atje.
Në këtë merkato ai kaloi nga Offenbach tek skuadra e Alemannia Achen ku duket se është shndërruar në një lojtar kyç. Ramaj aktivizohet si mbrojtës i majtë, por gjithashtu edhe si një mesfushor apo sulmues krahu duke parë edhe nuhatjen që ka për golin. Për të ky ishte goli i parë këtë edicion që duket se ka filluar me këmbën e duhur për mëngjërashin.
Endri ÇINARI