Vedat Muriqi është kthyer në protagonistin kryesor te Fenerbahçe. I transferuar këtë verë nga Rizespori, sulmuesi me golat e tij po udhëheq gjigandët turq në kampionat.

Muriqi ishte autor i golit të katërt me ‘kanarinat’ në këtë fundjavë, duke kontribuar në një tjetër sukses të skuadrës.

Sakaq, te Fenerbahçe, e cila këtë sezon është ndërtuar për titull është transferuar edhe një emër i njohur si ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut, Luis Gustavo. Braziliani, ka fjalët më të mira për Muriqin, ndërsa është shprehur se më parë nuk e njihte 25-vjeçarin.

“ Jemi një skuadër e mirë. Më parë nuk e njihja Vedatin, por pasi e njoha më mirë atë, rezultoi se ai është një sulmues i madh”, u shpreh Gustavo. /VipSport/