Laçi doli i mundur nga sfida e parë në turin e parë eliminator të Europa League, ndaj qipriotëve të Anorthosis. Ekipi i Prengës, u mund me përmbysje rezultati në qytetin e Larnakës.
Ishte Hoxhallari ai që gjeti golin e avantazhit, pas një goditje këndi të Lushkjas, dhe përfitoi në zonë ku i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, por më pas, me fillimin e të dytës, erdhi dhe përmbysja.
Gjithçka ndodhi në harkun e 7 minutave, ku në fillim ishte Pranjiç, ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut që barazoi me penallti, ndërsa në të 59-tën, Sise shënoi golin e dytë dhe të fitores për Anorthosis.
Anorthosis-Laçi 2-1
GOL: Pranjiç 52′ , Sise 59′ / Hoxhallari 21′