Ish-lojtari i kombëtares shqiptare Roland Luçi në një postim në rrjetet sociale ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me vendimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ka ftuar të gjithë shqiptarët të kontribuojnë për të paguar gjobat e Granit Xhakësë dhe Xherdan Shaqirit.
“E pashë dhe e kalova si një lajthitje rastësore kryeministrore (apo e këshilltarëve të tij) jo vetëm aksionin absurd, por sidomos motivin idiot të aksionit.
Thashë që e pashë dhe e kalova si lajthitje dhe kaq. Shqetësues është fakti se dhjetra mijra shqiptarë e pëlqejnë sy, e sidomos trumbyllur gjithçka që thuhet e shkruhet nga selia e kryeministrisë në këtë rast. Se ka dhe lajthitje të tjera nga selitë me ngjyra të tjera”, shkruan Luçi.