Dinamo do duhet të ndryshojë në vitin 2022. Me 15 pikë në po kaq javë, Blutë mbajnë vendin e tetë në Superligë, duke qenë larg pritshmërive të fillim sezonit.
Djemtë e Shkëmbit nuk kanë mundur të shpërblejnë besimin e drejtuesve, duke qenë në zonën e ftohtë.
Nëndetësja ka piketuar disa emra për në merkaton e janarit dhe një prej tyre është Sabien Lilaj. Mesfushori 32 vjeçar e ka mbyllur me Prishtinën në Kosovë, duke akuzuar për pagat e prapambetura.
Lilaj pritet të rikthehet në Superligën shqiptare, me Dinamon që ka nisur negociatat me ish-lojtarin e Kombëtares kuqezi./newsport/