Ish- futbollisti i Vllaznise Kreshnik Lushtaku dhe i vellai i tij Kushtrimi (ish-futbollist i Kukesit dhe Flamurtarit), jane kthyer ne protagonist te nje gjesti te shemtuar ne Gjermani, gjest qe ka shkaktur edhe buje ne mediat e ketij vendi, ndonese eshte mohuar nga mesfushori kosovari.
Te dy ata luajne ne te njejtin ekip- CFR Phorzhaim. Ne ndeshjen e fundit, ish- futbollisti i Vllaznise tre sezone me pare, ka humbur nje penallti dhe per rrjedhoje, trajneri e ka zevendesuar.
Kjo ka shkaktuar zemerimin e te vellait- Kushtrimit i cili mesohet se e ka goditur trajneri Gokhan Gokçe qe ka përfunduar në spital me plagë të rënda në trup.
Në fillim u mendua për brinjë të thyera, por më pas ka rezultuar që trajneri nuk ka rrezik.Sakaq, menjëherë ka reaguar klubi gjerman, që ka përjashtuar nga skuadra Lushtakun dhe lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi në “Facebook”.
Por per kete gje, ka reaguar Kushtrim Lushtaku qe ne nje prononcim per “Sport Ekspres” ka deklaruar: “Kjo e cila po flitet për mua është një gënjeshtër. Jam në dijeni që një lajm të tillë e kanë nxjerrë mediat gjermane.
Është një politike e klubit dhe unë po marr masa me avokatin tim. Nuk dua që lajme të tilla të pavërteta të përhapen. Nuk është e vërtetë ajo që është shkruar”.