Ekipi i Dritës ka bërë historinë, duke u kualifikuar në fazën e para eliminatore në Champions League, teksa mundi në finalen e paraeliminatoreve, ekipin nga Gjibraltari, Linkoln.
Ishte dopieta e ish- futbollistit te Vllaznise Liridon Lecit, që çoi ekipin nga Gjilani në këtë kualifikim historik.
Që në minutën e dytë, Leci shënoi të parin, por ishte Koral që barazoi në minutën e 61-të. Duke qenë një raund vetëm me një takim, gjithçka u shty në shtesë.
Me fillimin e shtesave, Gerbeshi për Dritën mori kartonin e dytë të verdhë, por ata nuk u dorëzuan, dhe në sekondat e fundit të shtesës së parë, fituan një penallti, dhe Lopes nga ekipi i Gjibraltarit u ndëshkua me të kuqe për karton të kuq.
Më pas, Leci nuk fali nga pika e penalltisë. Pati kohë edhe për një kundërsulm të Shabanit, që gjeti edhe golin e tretë, por edhe për Nezirajn, që vulosëm rezultatin 1-4