Prej tre javesh futbolli shqiptar eshte ndalur dhe starti i sezonit te ri ende nuk eshte dhene si rrjedhoje e bojkotit te klubeve te Kategorise Superiore.

Nje bojkot i ardhur si rrjedhoje e mosplotesimit nga ana e Qeverise e kater kerkesave qe Liga ka bere ne emer te klubeve. Dhe duket se kjo proteste do te vazhdoje.

Megjithate ish- futbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise Roland Luçi eshte shprehur kunder kesaj proteste, ose me mire te themi kerkesave te tyre. Ja çfare shkruan ai ne nje postim te bere ne profilin e tij pak minuta me pare:

“Vazhdon protesta e futbollisteve profesioniste dhe bojkoti i kampionatit. Kerkohet qe rrogat e tyre te mos i nenshtrohen sistemit fiskal.

Edhe te ashtuquajturit “presidente” te Klubeve Sportive protestojne qe t’u falen borxhet, kamatvonesat dhe te mos derdhin asnje lek ne sistemin fiskal per te punesuarit e tyre, perndryshe do te vazhdojne si deri tani pa ju hyre ferre ne kembe biznesin futbollistik ne informalitet, “ne te zeze”.

Mesohet se keto protesta jane mbeshtetur fuqishem nga punonjesit e fasonerive, ata te ndertimit, shitesit, shoferet, mesuesit, te papunet dhe gjithe shtresat e tjera te ngjashme te privilegjuara te shoqerise”.