Levizje te tjera tek Teuta. Futbollisti i rradhes qe largohet eshte Silvio Zogaj. Bashkepunimi ne mes tij dhe Teutes eshte mbyllur me firmosjen e nje marreveshje te perbashket.

Mesfushori 24 vjeçar nuk do jetë më në ekip për pjesën e mbetur të sezonit, duke kërkuar skuadër të re. Lezhjani prej verës së 2020 ka qenë pjesë e Teutës, duke fituar edhe titullin kampion sezonin e shkuar.

Tanimë kampionët pritet të zyrtarizojnë largimin e tetë nga skuadra, ndërsa janë në pritje të një qendërmbrojtësi. Jorgo Pëllumbi dhe Franc Veliu janë emrat që qarkullojnë në Durrës, me trajnerin Martini që e ka emergjente ndërhyrjen në qendër të prapavijës.

Zogaj kujtojme qe eshte rritur tek Akademia Vllaznia, me pas per dy sezone ka qene edhe pjese e ekipit te pare te Vllaznise, duke e vijuar karrieren e tij ne Durres, aty ku ne fakt nuk gjeti asnjehere hapesirat e duhura dhe si rrjedhoje ka vendosur te largohet.

Ende nuk ka asnje informacion se ku do ta vazhdoje karrieren, por me siguri qe Zogaj do tentoje nje ekip qe t’i garantoje aktivizim te rregullt sepse ka nevoje te luaje rregullisht./SHKODRA-SPORT.COM/