Mesfushori shkodran Eraldo Deda nuk është më futbollist i Malishevës. Pas një gjysëm sezoni si pjesë e këtij ekipi, ai është larguar nga klubi kosovar gjatë ditëve të fundit.
22-vjeçari ka tërhequr letrat dhe tashmë është futbollist i lirë në treg. Në ditët në vijim mbetet për t’u parë se ku do ta vijojë karrierën e tij mesfushori shkodran.
Kujtojmë këtu se, mesfushori i talentuar shkodran është prodhim i Akademisë Vllaznia. Eraldo Deda, më parë, ka luajtur për Vllazninë, Orikun dhe Elbasanin.
Gazeta “Shkodra Sport” mëson se të gjitha gjasat janë që ai të vazhdojë të luajë në kampionatin kosovar, por mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme.
Maringlen ZHIVANI