Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më parë, Nurudin Orelesi është prezantuar zyrtarisht me fanellën e Kamzës, duke u bashkuar në këtë mënyrë me pjesën tjetër të skuadrës.
Mesfushori ka firmosur një kontratë njëvjeçare me ekipin nga periferia e kryeqytetit dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Bledar Devolli.
Në bazë të gjendjes që do të tregojë sot, Devolli do të vendosë nëse do ta aktivizojë apo jo mesfushorin në përballjen me Partizanin.
Orelesi është një lojtar që e njeh mirë Kategorinë Superiore, duke qenë se në të kaluarën e tij ka luajtur me fanellën e Skënderbeu, ndërkohë që sezonin e fundit, ai ishte pjesë e Vllaznisë. ///Vipsport/