U detyrua ta linte futbollin shume heret per arsye te ndryshme, por nuk u largua prej ketij sporti. Thjesht nuk ben rolin e futbollistit, por ate te menaxherit, ndonese eshte vetem 25 vjeç.
E kemi fjalen per ish- futbollistin e Vllaznise Denis Balaj. Koplikasi prej disa kohesh i ka hyre rruges se menaxhimit dhe ne fakt po ben disa transferta shume te rendesishme.
Bashke me kompanine me te cilen ai punon vetem ne ditet e fundit kane arritur te firmosin tre kontrata. E para ka qene ajo e Jurgen Bardhit tek Ankara Keçiörengücü. Me pas ajo e 19 vjeçarit Rejan Alivoda me Vllaznine, ndersa sot ka ardhur firma e trete.
Ka qene pikerisht korçari Uerdi Mara i cili edhe ai ka firmosur dhe eshte prezantuar tek skuadra turke e liges se pare Ankara Keçiörengücü. Ne foton e ketij shkrimi, eshte Denis Balaj bashke me lojtarin dhe kolegun e tij menaxher Endri Muçmata.
Mosha e re, deshira me te cilen eshte duke i perkushtuar kesaj fushe, me siguri qe do ta bejne Denis Balajn nje menaxher shume te sukseshme dhe brenda nje kohe te shkurter./SHKODRA-SPORT.COM/