Akademitë e reja të futbollit tashmë janë kthyer në një “trendy” si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Pikërisht në këtë të fundit, pak ditë më parë ka nisur funksionimin e saj një Akademi e re. Ajo është krijuar në qytetin e Pejës dhe është themeluar nga një ish- futbollist i Vllaznisë. e emërtuar “Arena Sport”.
Ajo është themeluar dhe drejtohet nga Ilir Nallbani. Ai përmes profilit të tij në facebook, ka njoftuar se sot ka filluar stërvitja e parë me grupmoshat U-7, U-9 dhe U-11. “Falënderoj të gjithë prindërit për respektin dhe besimin e treguar. Ju dëshiroj suksese në vazhdimësi me punën që do të bëjmë së bashku”, ka shkruar Nallbani.
Ai do të drejtojë ekipin e trajnerëve në këtë shkollë të futbollit, e cila i plotëson të gjitha nevojat për talentët e futbollit në këtë pjesë të Kosovës. Në Shkodër të gjithë ende e mbajnë mend këtë futbollist për karakterin që ka treguar në fushën e lojës. Kosovari luajti për pesë sezone me Vllazninë në vitet 2007-2013, duke u shndërruar edhe në një idhull të tifozërisë së saj ndërkohë që tashmë ka nisur një punë të re, atë me futbollin e moshave.
© shkodrasport.com