Vetem pak kohe pas largimit nga Luftetari, ish- futbollisti i Vllaznise Armenis Kukaj eshte bere me ekip te ri. Diten e sotme ai eshte zyrtarizuar tek ekipi i Bylisit.
Ky i fundit ka bere disa perforcime sepse ka marre edhe Mehmetallarin si te huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit dhe po ashtu edhe 18 vjeçarin me perspektive Macolli.
Kukaj nderkohe ka luajtur dy sezonet e fundit ne Gjirokaster duke u munduar te jape vlerat e tij me te mira me lojen ne repartin e mbrotjes teksa eshte aktivizuar edhe ne te majte por edhe ne qender.
Lojtari i rritur tek Akademia Vllaznia ne kete menyre do te synoje tashme te binde edhe drejtuesit ballshiote per vlerat e tij dhe do te synoje padiskutim te fitoje nje vend titullari ne formacion.
Ka qene vete klubi i Bylisit qe e ka zyrtarizuar kete perforcim teksa ne faqen e tij ka shkruar:
Zyrtare
Armenis Kukaj, mbrojtesi i qendres qe ka luajtur ne Superiore me Vllaznine dhe Luftetarin, nga sot e ne vazhdim do te jete pjese e skuadres sone.
Kukaj eshte nje mbrojtes qe eshte dalluar te Luftetari dhe ne Ballsh pritet shume prej tij!
I urojme mireseardhjen dhe suksese Kukajt me fanelen tone ne vazhdim!
www.shkodrasport.com